Sport
Hernandezi nuk është aktor, gjyqtari duhet ta paralajmëronte –

Zllatan Ibrahimoviçi i ka dalë në mbrojtje Teo Hernandezit. Ish-sulmuesi i Milanit ka thënë për “Sky Sports” pas ndeshjes se ka mbetur i zhgënjyer me arbitrin. Sipas tij, ai nuk duhet të jepte menjëherë kartonin e kuq, por duhet ta paralajmëronte fillimisht Teo Hernandezin.
“Fejnordi nuk ishte më i mirë se ne. Ne thjesht vramë veten. Jemi të zhgënjyer, arbitri ka qenë i ashpër me Teo Hernandezin, pa e lajmëruar përpara kartonit të kuq. Teo nuk është një aktor. Ai bën më të mirën”, ka thënë Zllatan Ibrahimoviçi./Sport Ekspres/
#Hernandezi #nuk #është #aktor #gjyqtari #duhet #paralajmëronte
SportExpress