Aktualitet

Nuk e kishte humbur sensin e humorit! –

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni vizitoi sot në spital papa Françeskun, ku po trajtohet për pneumoni.

Sipas një deklarate, Meloni i uroi papës, 88 vjeç një shërim të shpejtë në emër të qeverisë së saj dhe të gjithë Italisë.

“Papa Françesku ishte zgjuar dhe vigjilent”, sipas Melonit.

Politikania e krahut të djathtë, Meloni është takuar me papa Françeskun në disa raste – që kur mori detyrën në tetor 2022.

“Si gjithmonë, ne bëmë shaka. Ai nuk e ka humbur sensin e humorit”, tha Meloni nga rezidenca e saj në Romë – pas takimit të tyre në klinikë.

Kohëzgjatja e takimit të tyre nuk u bë publike.

Papa Françesku, udhëheqësi i 1,4 miliardë katolikëve në mbarë botën, po trajtohet në një klinikë të Romës që nga e premtja.

Sipas diagnozës, ai vuan nga pneumonia e dyfishtë, që do të thotë se janë prekur të dyja mushkëritë.

Papa Françesku ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore për një kohë të gjatë.

#Nuk #kishte #humbur #sensin #humorit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button