11 maji, gjashtë parti politike depozitojnë kërkesat në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhje –

Gjashtë parti politike kanë dorëzuar sot dokumentacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit.
Partitë që kanë depozituar kërkesat për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 11 maj janë Partia Konservatore, Partia Demokratike, Partia Mundësia, Partia Kristian Demokrate, Partia Demokristiane, Partia Lëvizja e Legalitetit.
Sipas afateve të caktuara nga KQZ, më 25 shkurt përfundon afati për regjistrimin e partive politike dhe komiteteve nismëtare.
Gjithashtu më 25 shkurt Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve publikon listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë.
Më 3 mars përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.
Më 12 mars përfundon afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve.
Më 17 mars përfundon afati për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve.
Më 20 mars përfundon afati për plotësimin e dokumentacionit të kandidimit.
Dhe më 25 mars përfundon afati për miratimin e listave shumemërore.
#maji #gjashtë #parti #politike #depozitojnë #kërkesat #në #KQZ #për #regjistruar #në #zgjedhje
Java News