Episodi me Teon ndryshoi ndeshjen –

Milani u eleminua mbrëmjen e sotme nga Liga e Kampionëve. Pas humbjes 1-0 në Hollandë, kuqezinjtë barazuan sot në “San Siro” me rezultatin 1-1 kundër Fejnordit. Serxho Konseisao ka thënë pas ndeshjes për “Sky Sports” se ndihet tejet i zhgënjyer nga ky eleminim. Trajneri portugez ka thënë se duhet të kishin shënuar golin e dytë në rastet e shumta që kishin për të shënuar.
“E dinim që ne ishim më të fortë. Zhgënjimi është shumë i madh. Ne e nuk arritëm ta shënonim golin e dytë në disa raste dhe jemi të zemëruar. Shumë të zhgënjyer për mënyrën se si shkoi ndeshja. Jemi shumë për t’u fajësuar. Sot nuk mund të mendojmë dhe duhet të përqendrohemi në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Sot episodi me Teon ndryshoi ndeshjen”, ka deklaruar Serxho Konseisao./Sport Ekspres/
#Episodi #Teon #ndryshoi #ndeshjen
SportExpress