Sport

Temperaturat -17°C, arbitri i kërkon fanellën Leo Messi-t – JavaNews.al

Leo Messi ishte autori i golit të vetëm për Inter Miami-n, në transfertë ndaj Kansas City në transfertë. Argjentinasi shkëlqeu mes acarit, pasi temperaturat gjatë ndeshjes shënonin -17 gradë Celsius.

Përveç kësaj, sulmuesi mori edhe një kërkesë të rrallë në fund të ndeshjes. Arbirti meksikan, Marco Ortiz, i cili vendosi drejtësi në këtë takim, i kërkoi fanellën Messi-t.

Sigurisht që argjentinasi nuk ia dha në fushë, për shkak të të ftohtit polar, por i premtoi se do ia jepte në dhomat e zhveshjes.

Goli ndaj Kansas City, ishte i pari në ndeshje zyrtare për vitin 2025 për Leo Messi-n.

#Temperaturat #17C #arbitri #kërkon #fanellën #Leo #Messit #JavaNews.al
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button