Sport
Kombëtarja U-19 e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Azerbajxhanit –

Kombëtarja U-19 e vajzave ka përfunduar sot përgatitjet për ndeshjen e dytë në raundin e dytë të Kampionatit Europian, ku do të përballet me Azerbajxhanin.
Pas humbjes ndaj Malit të Zi, skuadra është përqendruar maksimalisht te sfida e nesërme, duke zhvilluar dy seanca stërvitore dje dhe sot.
Gjendja e ekipit është e mirë, me vajzat që gëzojnë formë të mirë fizike dhe janë gati për përballjen e radhës. Ndeshja Shqipëri – Azerbajxhan do të zhvillohet nesër, në orën 14:30, në stadiumin “Egnatia Arena”.
#Kombëtarja #U19 #vajzave #mbyll #përgatitjet #për #sfidën #ndaj #Azerbajxhanit
SportExpress