Nëse nuk më përgjigjeni mua, do i përgjigjeni atij nga Washingtoni –

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte thotë se është në bisedime me vendet evropiane që nuk shpenzojnë 2% të buxhetit të tyre për mbrojtjen, duke paralajmëruar se mund të marrin një telefonatë nga Donald Trump nëse refuzojnë.
Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me Presidentin e Sllovakisë Peter Pellegrini, Rutte tha se vetëm 23 vende kanë arritur shifrën prej 2% ndërkohë që NATO përbëhet nga 32 anëtarë.
“Ka disa vende që nuk po shpenzojnë 2%, dhe unë po angazhohem me ta në mënyrë aktive dhe intensive për t’u siguruar që ata të shpejtojnë për të arritur këtë shifër” tha ai.
“Unë u them atyre, nëse nuk reagoni ndaj telefonatave të mia, mund të telefonoheni nga dikush tjetër në Uashington,” shtoi Rutte, duke iu referuar Trump, i cili u ka bërë thirrje vazhdimisht vendeve evropiane të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.
Ai shtoi se garancitë evropiane të sigurisë për Ukrainën nën një marrëveshje të mundshme paqeje me Kremlinin do të duhej të mbështeteshin nga SHBA.
#Nëse #nuk #më #përgjigjeni #mua #përgjigjeni #atij #nga #Washingtoni
Java News