Aktualitet

Rama dallon shumë pak nga babai i tij xhelat! –

Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se është angazhuar fuqimisht për një Shqipëri pa opozitë.

Në takimin e zhvilluar në PD me rastin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, Berisha tha se “kryeministri Rama dallon shumë pak nga babai i tij xhelat, Kristaq Rama.”

Po ashtu, Sali Berisha tha se Rama ka punuar që qytetarët të varfërohen, ndersa thekson se ka zbatuar planin e largimit të shqiptarëve.

“Sot Edi Rama zbatoi platformën më anti shqiptarë, atë të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria. Sot ai, vecanërisht mandatin e fundit shpalosi platformën të një Shqipërie pa opozitë, të një Shqipërie ku të gjitha pushtet duhet të ishin në duart e tij, të një Shqipëria që ai burgosi tre liderët e partive opozitare, të një Shqipërie ku krimi elektoral nuk ndëshkohej por amnistohej si licencë për të garantuar mandatin. Në këtë rrafsh Rama dallon shumë pak me babain e tij, që 37 vite më parë firmoste varjen në litar të Havi Nelës, për fajin e vetëm se ai kishte mendime të tjera nga skulptori xhelat Kristaq Rama. Pra Edi Rama punoi dhe u angazhua më të gjithë forcën e tij për një Shqipëri pa opozitë. Kjo është vetëm njëra anë, Edi Rama punoi për Shqipërinë e mjerimit, varfërisë“, tha kreu i PD-se.

#Rama #dallon #shumë #pak #nga #babai #tij #xhelat
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button