Flet miku i 55-vjeçarit që u mbyt me dy djemtë në Vilë-Bashtovë: T’i lajmë borxhet, ndihmoni vajzën dhe gruan!

Elvis Halilaj, 55-vjeçari që u mbyt bashkë me dy djemtë e tij 13 dhe 16 vjeç në plazhin Vilë Bashtovë në Kavajë të dielën, ka lënë pas vajzën e tij dhe bashkëshorten. Pas vdekjes së tyre, gruaja dhe vajza e Elvis Halilajt përveç humbjes së madhe janë dhe në kushte të vështira ekonomike.
Albert Karnaxha themeluesi i fondacionit “Për njerëzit në nevojë”, ka hapur një llogari në GOFUNDME, që shqiptarët që kanë mundësi të kontribuojnë për mbledhjen e të ardhurave për familjen e të ndjerit.
I ftuar në “Good Morning Albanians”, Karanxha i cili është edhe mik i viktimës tha se pse vendosi të ndërmerrte këtë hap dhe pse njerëzit duhet të kontribuojnë në këtë llogari. Ai tha se nuk e dinte që miku i tij ishte aq i varfër, pasi ai nuk i kishte treguar.
“Një mik më pyeti, pse po mblidhen lekët, ata kanë ndërruar jetë. I thash këto tre arsye, e para t’i lajmë ato borxhe që i kanë ngelur, e dyta për familjen e tij që është në këtë lloj gjendje. Për t’i krijuar disa të ardhura, se tashmë janë pa asnjë të ardhur, vajza e tij, bashkëshortja, prindërit.
Ata janë pa asnjë të ardhur. Unë pretendoj që edhe shtëpinë t’ua ndërtojmë nga e para se çdo gjë që prekin tani i kujton këtë dhimbje”,-tha Albert Karnaxha.
/a.r
#Flet #miku #55vjeçarit #që #mbyt #djemtë #në #VilëBashtovë #lajmë #borxhet #ndihmoni #vajzën #dhe #gruan