Sport

Do ta pyes Guardiolën nëse… –

Karlo Ançeloti është paraqitur sot përpara gazetarëve në prag të përballjes së kthimit kundër Mançester Sitit në Ligën e Kampionëve. Trajneri italian nuk është bindur në sinqeritetin e Guardiolës kur u shpres se Siti ka vetëm 1% shans në “Santiago Bernabeu”. Ai deklaroi se do ta pyesë trajnerin e “qytetarëve” nëse e mendon vërtetë në këtë mënyrë. Sa i përket arbitrimit, Ançeloti ka theksuar se ndihet më i qetë në Europë, pasi aty ka më pak polemika dhe thërriten në detyrë më të mirët e secilit shtet.

“Nesër, përpara ndeshjes, do ta pyes Pep Guardiolën nëse vërtetë mendon që Mançester Siti ka 1% shanse kundër nesh! Nuk mendojmë që kemi 99% shanse. Mendojmë se kemi një avantazh të vogël, nga i cili duhet të marrim më të mirën. Jam më i qetë me arbitrimin në Europë. Flasin statistikat. Në Europë ka shumë më pak polemika. Ka shumë më pak ndërhyrje të VAR-it. VAR-i ndërhyn vetëm kur është e nevojshme. Gjithashtu në Ligën e Kampionëve marrin arbitrat më të mirë të secilit shtet”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/

#pyes #Guardiolën #nëse
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button