Aktualitet

Ofendoi Albin Kurtin gjatë ndeshjes Juventus-Inter, komentatori kërkon ndjesë: E bëra sepse…

Andin Lokaj, komentatori i ndeshjes Juventus-Inter, i cili u shpreh teksa po niste ndeshja se Albin Kurti është kryeministri më hajvan në histori, ka sqaruar situatën në një intervistë për ‘Shqipëria Live’.

Ai tha se ishte një gjë që e bëri me paramendim, pasi kompania dhe stafi i saj, Albin Kurti e kishte sulmuar gjatë zgjedhjeve, megjithatë ai i ka kërkuar ndjesë.

“Ata që më njohin e dinë shumë mirë çfarë personi kam dhe nuk kam asgjë kundër askujt, kjo ka qenë për kompaninë dhe punëtorët e kompanisë që gjatë zgjedhjeve janë sulmuar.

Kjo për secilin njeri është e papranueshme. Kam respekt për të gjithë dhe e pranoj që nuk ka qenë aspak e mirë ajo që kam bërë megjithatë kjo është bërë shkaku i respektit të kompanisë së pari dhe punëtorëve që punojnë për të, e cila vazhdimisht është sulmuar, nuk e di përse, nga Albin Kurti.

E kam bërë me vetëdije. Nga puna jam pezulluar, por unë do pranoj secilën masë, jam i pastër si loti. Pas mbarimit të pjesës së parë mu dha urdhër që të mos vazhdoj në pjesën e dytë dhe unë e mora me shumë sportivitet”, tha ai.

#Ofendoi #Albin #Kurtin #gjatë #ndeshjes #JuventusInter #komentatori #kërkon #ndjesë #bëra #sepse
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button