Sport

Kjo është një finale për ne, le të shkruajmë historinë –

Milani do të përballet kundër Feynord në ndeshjen e kthimit të Champions League. Një ndeshje që pritet me shumë interes pasi kuqezinjtë do të bëjnë gjithçka munden për të përmbysur rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë, në të kundërt, do të eliminoheshin nga kompeticioni më prestigjioz në Europë. Para këtij takimi, ishte Ibrahimovic që karikoi lojtarët duke kërkuar që ta luajnë këtë takim si një finale.

“Tifozët janë shumë të rëndësishëm për ne. Tifozët tanë do të jenë më shumë sesa të Feynordit në Rotterdam. Do të jetë ndryshe këtë herë, janë 80.000 tifozë të Milanit, jo vetëm në stadium, por edhe jashtë tij. Ata do ta shtyjnë ekipin drejt fitores. Lojtarët duhet të futen si të jenë në një finale, ky është mentaliteti i duhur. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë, jemi një gol në disavantazh, duhet të përmbysim rezultatin”, tha Ibrahimovic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Kjo #është #një #finale #për #të #shkruajmë #historinë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button