Shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe një partneritet të forcuar –

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, foli rreth vizitës së presidentit të Emirateve të Bashkuara në Shqipëri
“Për herë të parë zbret në Shqipëri presidenti i Emirateve të Bashkuara në Shqipëri, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan”, u shpreh Rama.
Më tej theksoi se vizita e tij në Shqipëri, shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit.
“Vizita e presidentit të emirateve dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur të rëndësishëm kilometrit dhe të një partneriteti që është forcuar shumë kohët e fundit. Vjen nesër për të vendosur të tjera piketa që bazohet tek interesat e përbashkëta”, tha Rama.
#Shënjon #një #gur #të #rëndësishëm #kilometrik #dhe #një #partneritet #të #forcuar
Java News