Tentoi të vriste një qytetar, merr fund arratia për 47-vjeçarin –

Arrestohet në Shkodër një 47-vjeçar pasi akuzohet se tentoi të vriste me armë zjarri një të ri në maj të vitit 2024.
Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua Gentian Mithi 47 vjeç, banues në Shkodër. Në momentin e ndalimit, në rrugë, gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shtetasi Gentian Mithi akuzohet se më datë 11.05.2024, në lagjen “Salo Halili”, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të një 24-vjeçari, i cili u dëmtua në këmbë.
Policia ka sekuestruar një pistoletë me krehër me municion luftarak.
#Tentoi #të #vriste #një #qytetar #merr #fund #arratia #për #47vjeçarin
Java News