Aksidenti me dy viktima në Gjirokastër, arrestohet 54-vjeçari –

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 54-vjeçarin B. Gj., drejtues i mjetit të Ushtrisë që u përplas ditën e djeshme me një mjet tjetër, aksident i cili shkaktoi dy viktima.
Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu arrestimi i tij është bërë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
#Aksidenti #viktima #në #Gjirokastër #arrestohet #54vjeçari
Java News