Sport

VIDEO/ Favorizim i Barcelonës? Ekipit të Balliut i anullohet goli, rasti që ka ndezur debate në Spanjë –

Barcelona ka fituar sot me shifrat e ngushta 1-0 përballë Rajo Vajekanos. Por ndeshja mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër. Në minutën e 45-të De Frutos e dërgoi topin në rrjetë, por arbitri i mohoi festën.

Një vendim që ka ngjallur debate në rrjet. Nteka, i cili gjendej në pozicion jashtë loje, nuk ra në kontakt me topin. Ishte De Frutosi ai që u vu në zotërim të sferës, të cilën më pas e ndali në rrjetë. Megjithatë, arbitri ka arsyetuar vendimin e tij me faktin se Nteka, në pozicion jashtë loje, pengoi Injigo Martinezin të shkonte drejt De Frutosit për të ndërhyrë./Sport Ekpres/

#VIDEO #Favorizim #Barcelonës #Ekipit #të #Balliut #anullohet #goli #rasti #që #ndezur #debate #në #Spanjë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button