E vetmja garanci për Prokurorinë e Posaçme, jemi unë dhe PS! –

Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se e vetmja garanci për SPAK është ai vetë dhe Partia Socialiste, pas paralajmërimeve të Sali Berishës për shuarjen e Prokurorinë e Posaçme.
Edi Rama: SPAK nuk është i Kushtetutës dhe Reformën në Drejtësi, tek kjo e fundit marr autorësinë së bashku me PS, besoj se jeni shumë më të qartë se ç’ishit, tani edhe Amerika është tërhequr nga kjo punë. Nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërheq nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete në Amerikë. SPAK është këtu dhe ka vetëm 1 garanci. Po u them. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK në kushtet e kësaj lufte të gjithanshme që i bëhet nga këneta politike me në krye bufin plak është PS dhe unë në krye të saj.
Kështu që rrotullojeni nga të doni Reformën në Drejtësi e kam bërë unë me PS.
#vetmja #garanci #për #Prokurorinë #Posaçme #jemi #unë #dhe
Java News