Aktualitet

Miftaraj: Kosova për herë të parë është në një udhëkryq ku nuk dihet fati i saj

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se për 17 vjet shtet, Kosova është një storie suksesi, megjithatë për herë të parë është në një udhëkryq ku nuk dihet fati i saj.

Ai thotë se kjo nuk lidhet vetëm me veprimet që Republika e Kosovës i ka marrë përmes institucioneve, por edhe nga faktorë të jashtëm.

“Ne po e shohim që po e përjetojmë ndoshta fillimin e një rendi të ri botëror, ku ajo politika tradicionale, politika ku shtetet e fuqishme SHBA, Bashkimi Evropian në njëfarë mënyre kanë pasur koordinim le të themi për çështjet e rëndësisë së veçantë në nivel global, sot do të thotë po merren vendime të njëanshme ku në njëfarë mënyre po suprizohen edhe NATO, edhe Bashkimi Evropian. Ne si Kosovë jemi vend i vogël ku mund të ndodhin gjëra, të merren vendime ku ne të mos jemi pjesë e tavolinës. Kjo do të ishte një ndër problemet kryesore ose ndër të metat më të mëdha që mund t’i ketë e ardhmja e vendit tonë”, tha ai.

“Nëse e shohim faktin që Kosova nga përfundimi i luftës, mund të themi që ka ndërtu një numër të madh të institucioneve të pavarura, pa pikë dyshimi me problemet, sfidat që i kanë, në këto katër vitet e fundit, besoj në këto sulmet që i pati nga Qeveria shumë prej tyre e dëshmuan se kanë një bazë të fortë, një bazë të qëndrueshme, të cilat edhe e ruajtën substancën e shtetit, ku padyshim nuk duhet harruar asnjëherë rëndësinë që ka Gjykata Kushtetuese”, tha ai. /BetimipërDrejtësi



#Miftaraj #Kosova #për #herë #të #parë #është #në #një #udhëkryq #nuk #dihet #fati #saj
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button