Aktualitet

Dosja e Veliajt e ngjashme me atë 118 të Dibrës, ILD të hetojë prokurorin dhe gjyqtarin –

Dosja ndaj Erion Veliajt në montimin e saj nga dy njerëz të drejtësisë, është po aq skandaloze dhe me ngjashmëri të frikshme si ajo “118” e zgjedhjeve të Dibrës.

Kështu u shpreh analisti Arben Meçe në “Studio Live”, duke e ritheksuar si detaj disa herë dhe deklaruar si regjisor apo autor të saj kreun e PD, Sali Berisha.

Madje jo vetëm kaq, por sipas tij, ka përfshirë në këtë skenar edhe një strukturë të tërë, mes tyre gazetarë apo analistë që sikurse në atë kohë, dolën të shpërndanin informacionet. Meçe shprehet se në atë kohë u përgjua me urdhër të Berishës e gjithë Partia Socialiste.

“E ngjashme me dosjen e Dibrës, autori është përsëri Sali Berisha. Dosja 118, ku të përfshirë janë gazetarët që dalin e flasin e përdoren. Ajo dosje ku në mënyrë skandaloze u përgjua e gjithë Partia Socialiste nga një strukturë e organizuar dhe u shit si hetim. Ajo dosje që Sali Berisha edhe sot po e vuan dhe bërtet që të hetohet ende”, thotë Meçe.

Në fund ai kërkoi që ILD të niste procedimin disiplinor ndaj prokurorit dhe gjyqtarit për shkelje të rënda dhe për largimin e tyre nga sistemi dhe veçanërisht që çojnë në lirimin e kryebashkiakut Erion veliaj, pasi është arrestuar pa prova.

“Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë të marrë masa hetimi disiplinor dhe të veprohet ndaj prokurorit dhe gjyqtarit. ILD duhet të reagojë ndaj prokurorit dhe gjyqtarit. Por nuk janë vetëm ata, ka edhe një strukturë të tërë të organizuar pas kësaj çështjeje”, përfundon analisti.

#Dosja #Veliajt #ngjashme #atë #të #Dibrës #ILD #të #hetojë #prokurorin #dhe #gjyqtarin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button