Aksident i rëndë në Fier/ Përplasen kokë më kokë dy makina, marrin para çobanin bashkë me delet –

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të vdekur në vend një çoban që ndodhej në rrugë.
Ky i fundit është identifikuar si Festim Gllava, ndërkohë që nga aksidenti kanë ngordhur edhe 30 bagëti.
Dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur rëndë nga aksidenti dhe janë dërguar me ambulancë për në spital.
Sikurse duket nga pamjet e përcjella nga korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, të dyja automjetet tip “Benz” kanë dëme të konsiderueshme dhe duket se përplasja kokë më kokë ka qenë e fortë.
Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
#Aksident #rëndë #në #Fier #Përplasen #kokë #më #kokë #makina #marrin #para #çobanin #bashkë #delet
Java News