Trajneri i Laçit shpallet më i mirë i javës, njihuni me formacionin ideal të Superiores –

Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë vendosur për formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 25-të.
Në portë është gardiani i Bylisit, Tony Batista.
Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Erdenis Gurishta (Vllaznia), Eljon Sota (Egnatia), Naser Aliji (Dinamo City) dhe Luciano Vera (Tirana).
Në mesfushë tre lojtarët më të dalluar të javës së 25-të janë: Ardit Krymi (Vllaznia), Rafael De Freitas (Tirana) dhe Regi Lushkja (Egnatia).
Në majën e sulmit është Blaise Tsague (AF Elbasani), ndërsa krahët përbëhen nga dy sulmuesit e Laçit, Ledjo Tresa dhe William Cordeiro Melo.
Për të dytën javë radhazi tekniku i Laçit, Francesco Moriero, është përzgjedhur trajneri më i mirë.
#Trajneri #Laçit #shpallet #më #mirë #javës #njihuni #formacionin #ideal #të #Superiores
SportExpress