Aktualitet
Është njollë e Hagës… –

“Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, duhet ta festonte sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund.”
Ka qenë kjo një pjesë e deklaratës të së dërguarit presidencial të SHBA-së për misione speciale, Richard Grenell teksa ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Këtë reagim, Kryeministri Rama e ka rishpërndarë në rrjetin e tij social “X”, krahas së cilit ka shkruar se sa më shumë burgimi i Thaçit të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë.
“Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë”, shkruan Rama.
#Është #njollë #Hagës
Java News