Sport

E FUNDIT/ Juventusi triumfon në derbin e Italisë, bardhezinjtë i heqin Interit nga duart vendin e parë dhe ngjiten në zonën Champions –

“Zonja e Vjetër” triumfon në derbin e Italisë. Juventusi ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Interin. Pjesa e parë foli për zikaltrit, të cilët dominuan lojën dhe iu afruan më tepër golit, por pa mundur ta dërgonin topin në rrjetë.

Ndërkohë, në pjesën e dytë të lojës lojtarët e Juventusit hynë dukshëm me një tjetër ritëm në fushë. Në minutën e 74-t Kolo Muani vallëzoi me topin në zonën e Interit, duke dhënë një asist për Konseisaon. E majta e këtij të fundit e dërgoi topin në rrjetë dhe ngriti peshë tifozët e pranishëm në stadium.

Kaq mjaftoi që Juventusi të merrte tre pikët këtë mbrëmje dhe t’i hiqte Interit nga duart vendin e parë në renditje. Ndërkaq, “zonja e vjetër” tashmë është ngjitur në vendin e 4-t në renditje në kuotën e 46 pikëve./Sport Ekspres/

#FUNDIT #Juventusi #triumfon #në #derbin #Italisë #bardhezinjtë #heqin #Interit #nga #duart #vendin #parë #dhe #ngjiten #në #zonën #Champions
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button