Sport

Shkëlqimi në Champions nuk mjafton, Reali ngec përballë Osasunës – JavaNews.al

Real Madrid ka ndalur ritmin në kampionat dhe përsëri protagonistë në rrugën e madrilenëve janë arbitrat. Skuadra e Ançelotit është ndalur në barazimin 1-1 ndaj Osasunës, në një sfidë që e ka mbyllur me protesta të vazhdueshme ndaj gjyqtarit kryesor.

Mbape i dha avantazhin Realit që në minutën e 15, por madrilenët ishin të pakënaqur me vendimet e gjyqtarit, për një penallti që nuk u dha në favor të Vinicius. Kjo bëri që ndeshja të tensionohej dhe që Bellingam të përfundonte me të kuq që në pjesën e parë për ndonjë fjalë të tepërt të thënë ndaj kryesorit.

Në pjesën e dytë, një penallti e dhënë për një faull të Kamavingas, përsëri mes kontestimeve të madrilenëve, solli golin e barazimit të Budimir, që çoi rezultatin në 1-1 dhe frenoi përsëri Realin që dukej i sigurt drejt titullit vetëm pak javë më parë, e tani mund të humbasë kreun.

#Shkëlqimi #në #Champions #nuk #mjafton #Reali #ngec #përballë #Osasunës #JavaNews.al
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button