“Do më çash gomat e makinës”! Taksisti s’e pranoi reperen në makinë, ajo e çon në gjyq

Reperja amerikan Dank DeMoss e njohur gjerësisht me emrin artistik Big Dank ka paditur dhe ka çuar në gjykatë shoferin e një taksie.
Reperja thotë se taksisti nuk e pranoi në makinë, për shkak të kilogramëve të saj.
“Më falni, por ju nuk mund të futeni në makinë. Dhe nëse nxëni dhe futeni, gomat do të shpërthejnë”, i ka thënë shoferi i taksisë reperes.
Sipas padisë së paraqitur të hënën e kaluar në gjykatë në Wayne, Michigan, ngjarja ka ndodhur më 18 janar.
Reperja kishte paguar paraprakisht që taksia ta çonte nga shtëpia e saj në Detroit në shtëpinë e një të afërmi për një festë.
Siç shpjegon ankuesja në padi, shoferi i taksisë refuzoi ta linte të hipte, i sugjeroi të porosiste një makinë më të madhe (XL, e cila është e destinuar për transportin për shumë njerëz) mbylli dyert dhe u largua duke e lënë të priste në rrugë.
Në padinë që ngriti, reperja deklaroi se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në festën e të afërmit të saj për shkak të veprimeve të shoferit dhe pësoi një sërë dëmesh, duke përfshirë:”ankth, ofendim, siklet, pakënaqësi.”
Per këtë arsye ajo kërkon kompensim për këto dëme që pësoi nga sjellja jo etike e shoferit të taksisë.
#më #çash #gomat #makinës #Taksisti #pranoi #reperen #në #makinë #ajo #çon #në #gjyq
Java News