Aktualitet

Hotel, 7 shtëpi e dyqane, 16 pasuri tek babai me emër të ndryshuar –

Në maj të vitit 2021, gjyqtari Erjon Bani, i konsideruar dje si ekstremist i PD-së nga kryeministri Edi Rama, kaloi me lehtësi procesin e Vetingut, edhe pse sipas ILKPKI nuk e kishte deklaruar pasurinë saktë dhe në përputhje me ligjin.

Gjyqtari pranë GJKKO Erjon Bani tha gjatë procesit të Vetingut se kishte banuar me qira në Tiranë deri në vitin 2015, kur kishte marrë në përdorim një apartament në emrin e prindërve, duke krijuar përshtypjen e një prej magjistratëve më tê varfër të sistemit.

Prindërit e Erjon Banit, Ramiz Bajram Bani dhe Irfane Muhamet Bani i ndryshuan emrat duke i bërë grekë në vitet 1995 dhe 1996; Jani dhe Eleni.

Ky është hoteli ‘Santa Lucia’ në Rrugën Gjergj Araniti në Sarandë. Është një godinë me 5 kate. Hoteli është në emrin e babait të gjyqtarit Erjon Bani, Jani Bani, i cili ka punuar si magaziner, një punë e nderuar, por që nuk mjafton për të bërë hotele dhe pallate.

Është një investim me vlerë qindra mijëra euro. Hoteli nuk figuron askund në dosjen e Komisionit të Vetingut për pasurinë e gjyqtarit Erjon Bani.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit ky hotel figuron si bar-kafe, internet.

Cili është burimi i këtij investimi? A është kjo një pasuri e fshehur e gjyqtarit Erjon Bani?

Në emrin e prindërve pensionistë të gjyqtarit Erjon Bani rezultojnë edhe 15 pasuri të tjera të paluajtshme si apartamente, dyqane dhe garazhe.

-Hotel ‘Santa Lucia’ në Sarandë, me bashkëpronar Jani Bani
-Apartament 104 m2 në Tiranë, në emrin e Jani dhe Eleni Bani.
-Apartament 76 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Apartament 76 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Apartament 76 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Apartament 80 m2, në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Apartament 57 m2, në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Apartament 76 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Dyqan 174 m2, në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Dyqan 32 m2, në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Truall 347 m2, në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Garazh 28 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani
-Garazh 28 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani
-Garazh 28 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani
-Garazh 28 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani
-Garazh 28 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani

Gazeta Dita

#Hotel #shtëpi #dyqane #pasuri #tek #babai #emër #të #ndryshuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button