Aktualitet

Makina u bë copë-copë pasi u përplas me kamionin, si ndodhi aksidenti tragjik në Librazhd –

Shpejtësia e lartë dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit tragjik që ndodhi pak minuta pas mesnatës në Pishkash të Librazhdit.

Nga pamjet që sjell korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, duket makina tip “Benz” e shkatërruar tërësisht nga goditja e fortë, që i mori jetën pasagjeres. Ndërkohë, i plagosur rëndë mbeti shoferi, i cili pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Librazhdit, u dërgua në spitalin Rajonal të Elbasanit.

Aksidenti i rëndë në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas-Librazhd, kur automjeti u përplas me një kamion, teksa raportohet se të dyja mjetet po lëviznin tej normave të lejuara të shpejtësisë.

#Makina #bë #copëcopë #pasi #përplas #kamionin #ndodhi #aksidenti #tragjik #në #Librazhd
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button