Aktualitet

Goditi kolegun, shkarkohet nga detyra drejtoresha e Spitalit të Dibrës

Drejtoresha e Spitalit të Dibrës, Irini Shehu është shkarkuar nga detyra.

Ky vendim erdhi pas denoncimit se Shehu ka dhunuar shefin e financës, pas një konflikti mes tyre.

E gjithë ngjarja ka nisur pas një mbledhje të stafit të spitalit rajonal të Dibrës, ku drejtoresha është përplasur verbalisht me shefin e financës ku ka pasur fyerje mes tyre.

37-vjeçari, ka raportuar në polici se është goditur me send të fortë në fytyrë.

“Shtetasi me iniciale Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi ka kallëzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje“, njofton policia.



#Goditi #kolegun #shkarkohet #nga #detyra #drejtoresha #Spitalit #të #Dibrës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button