Sport

Publikohet renditja e UEFA-s, Italia humbet një skuadër në Champions –

UEFA ka publikuar renditjen e përditësuar të ligave që janë pjesë e saj. Tabela kryesohet nga Anglia, e cila ndiqet më pas nga Spanja. La Liga ka kaluar kështu Serinë A në renditje, duke bërë që sezonin e ardhshëm do të jetë Spanja ajo që do të përfaqësohet nga 5 skuadra në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu me 5 skuadra do të përfaqësohet edhe kampionati anglez. Megjithatë, renditja është e përkohshme, pasi situata mund të ndryshojë deri në fund të sezonit. Gjithçka do të jetë në varësi të ecurisë së ekipeve në kompeticionet e UEFA-s./Sport Ekspres/

#Publikohet #renditja #UEFAs #Italia #humbet #një #skuadër #në #Champions
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button