Lufta në Ukrainë/ Boris Johnson kritikon Europën: Po sillet si “pulë pa kokë”

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka kritikuar aleatët evropianë të Ukrainës për qëndrimin e tyre dhe u bëri thirrje atyre që të ndryshojnë qendrim.
Ish-kryeministri britanik – mbështetës i Ukrainës kur ishte në detyrë – u bëri thirrje politikanëve në të gjithë Perëndimin që të mos keqinterpretojnë sinjalet nga administrata amerikane – dhe të marrin seriozisht thirrjen e Trump për më shumë shpenzime evropiane në sektorin e mbrojtjes.
Johnson, një mbështetës i vendosur i Ukrainës kur ishte në detyrë, tha se deklaratat e Trump dhe sekretarit amerikan të Mbrojtjes nuk përbëjnë ndryshim të diskursit.
“Duke parë atë që thotë Trump, duke parë atë që po thotë Hegseth, ata nuk po e tradhtojnë Ukrainën ”, argumentoi Johnson, duke shtuar:
“Ata nuk po largohen nga Ukraina. Ata thonë se Ukraina duhet të jetë një vend sovran dhe i begatë. Ata thonë se Putini nuk mund të fitojë. Ata thonë se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën”.
Johnson mbrojti thirrjen e presidentit amerikan për vendet evropiane që të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.
#Lufta #në #Ukrainë #Boris #Johnson #kritikon #Europën #sillet #pulë #kokë
Java News