Aktualitet

Gjykata urdhëron administratën Trump të rikthejë fondet e USAID-it

Gjykatësi federal Amir Ali urdhëroi dje administratën e presidentit amerikan Donald Trump që të tërheq përkohësisht pezullimin tre-mujor të ndihmës ndërkombëtare.

Ai përmendi dëmin e madh të shkaktuar nga ngrirja e papritur e fondeve për organizatat jofitimprurëse dhe organizatave të tjera në mbarë botën.

Ky është vendimi i dytë i gjykatës që kundërshton synimin e Trumpit për shpërbërjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila operon tash e 60 vite.

Administrata Trump pretendon se USAID nuk po vepron në përputhje me interesat amerikane.

Vendimi për pezullim nënkuptonte që kompanitë, organizatat joqeveritare, përfshirë ato të të drejtave të njeriut dhe mediat në mbarë botën, të mbesin pa qindra miliona dollarë.

Kështu ndodh edhe në Kosovë, ku USAID ka shpenzuar qindra milionë dollarë vetëm nga viti 2020 deri në vitin 2024.

Gjyqtari Ali shpalli vendimin pas një padie të ngritur nga dy organizata shëndetësore të huaja, që marrin fonde amerikane për punën e tyre.



#Gjykata #urdhëron #administratën #Trump #të #rikthejë #fondet #USAIDit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button