KQZ: Po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë në disa komuna, gjatë pasdites pritet të fillojë edhe në Pejë dhe Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës.
KQZ thekson se mëngjesin e së premtes ky proces ka filluar edhe në komunën e Istogut dhe Rahovecit.
“Gjatë pasdites, në orën 16:00, planifikohet që numërimi të fillojë në QKN-të në komunat Pejë dhe Podujevë”, thuhet në njoftim.
Numërimi në komuna ka filluar sipas këtyre datave:
11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;
12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë., Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;
13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.
#KQZ #vazhdon #numërimi #votave #për #kandidatët #për #deputetë #në #disa #komuna #gjatë #pasdites #pritet #të #fillojë #edhe #në #Pejë #dhe #Podujevë
gazetablic.com