Aktualitet

U godit nga Rusia –

Një sulm rus me dron gjatë natës ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj mburojës së rrezatimit të centralit bërthamor të Çernobilit, tha të premten presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Çernobili ishte vendi i katastrofës më të madhe bërthamore në botë, kur njëri nga katër reaktorët e tij shpërtheu në vitin 1986.

Ky reaktor është i mbështjellë nga një strehë mbrojtëse, e njohur si sarkofag, për mbrojtje nga rrezatimi i mbetur.

Droni rus goditi mburojën e njësisë së shkatërruar në këtë central bërthamor, duke shkaktuar zjarr, i cili u shua, tha Zelensky.

“Tani për tani, niveli i rrezatimit nuk është rritur dhe po vëzhgohet vazhdimisht”, theksoi ai, duke shtuar se vlerësimet fillestare tregojnë për dëme të mëdha.

“Vendi i vetëm në botë që e sulmon një zonë të tillë, uzurpon centralet bërthamore, dhe kryen luftë pa keqardhje për pasojat, është Rusia e sotme”, nënvizoi ai.

#godit #nga #Rusia
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button