Sport

Fajtori i humbjes kundër Realit ishte Ederson, bëri shumë gabime –

Manchester City humbi ndaj Realit të Madridit në shifrat 2-3 në shtëpi. Menjëherë pas ndeshjes, Guardiola tha se portieri i tyre, Ederson, ishte lojtari më i mirë në fushë. Trajneri i Man City pranoi se ndryshe nga herët e tjera kur kishte luajtur kundër Realit, këtë herë kundërshtari fitoi me të gjitha meritat e plota. Por figura e njohur e futbollit europian, Carragher, mendon ndryshe, duke e cilësuar Ederson si fajtor të humbjes.

“Po diskutojmë këtu sesi Manchester City ka nevojë për një mesfushor, për shkak se disa lojtarë janë në moshë të madhe. Por unë mendoj se ka ardhur koha për të parë për një portier të ri po ashtu. Ederson është fantastik me këmbë, por sa i përket pritjeve, e penalizoi shumë ekipin ndaj Realit. Sigurisht është një lider, ka fituar cdo gjë, por gabimet po i përsërit shumë. Në këtë nivel, kjo performancë nuk është e mjaftueshme dhe City po vuan prej tij”, tha Carragher. /Sport Ekspres/

 

#Fajtori #humbjes #kundër #Realit #ishte #Ederson #bëri #shumë #gabime
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button