Aktualitet

E çuditshme mënyra si janë ngritur akuzat! –

Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega, i është bashkuar qindra qytetarëve në një protestë para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar lirimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gega, e njohur për arritjet e saj në sport, u shpreh se beson në pafajësinë e Veliajt dhe vlerëson kontributin e tij në zhvillimin e Tiranës.

Kampionia shqiptare u shpreh se beson te organet e drejtësisë por theksoi se mënyra se si kjo veproi ishte e padrejtë, duke iu referuar arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë.

“Këto supozime më duken të çuditshme si janë bërë. Unë mendoj që drejtësia do vazhdoj punën e saj, i besoj drejtësisë, por nuk më pëlqen mënyra se si qasen gjërat”,-tha Gega.

“Nuk po protestojmë thjeshtë kemi ardhur këtu në mbështetje të kryetarit”,- Izmir Smala.

 

#çuditshme #mënyra #janë #ngritur #akuzat
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button