Aktualitet

Sa të vij në pushtet, do të ndaloj veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri!   –

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha tha se fondacionet e Sorosit do të ndalohen me ligj pasi përbejenë rrezik të vërtetë për Shqipërinë.

Ai foli për nevojën e “desorosizimit” të Shqipërisë, që sipas tij do të bëhet me ligj.

“Do të ndalohet veprimtaria e fondacionit Soros në Shqipëri, si një rrezik i vërtetë kombëtar. Me ligj do ndalohet bashkëpunimi i organeve shtetërore, administratës me organizata sorosiane. Me ligj do garantohet se kurrë qoftë dhe në referendum, nuk do mundet kush kurrë të luajë me familjen, me prindin, me gjininë, përveç atyre që ka përcaktuar Zoti dhe natyra.

Është e domosdoshme të shumëfishojmë energjitë, forcat, për një bashkim të madh dhe të fuqishëm me të gjitha forcat politike që ndihen të përgjegjshme para qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.

#të #vij #në #pushtet #të #ndaloj #veprimtarinë #Sorosit #në #Shqipëri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button