DETAJE / 24 orët e para të Veliajt te ‘Mine Peza’! Zyrtari i bashkisë i dërgon “Mjellmën e zezë” –

Erion Veliaj është vizituar paraditen e sotme në ambientet e Bllokut të Sigurisë nga Alban Dokushi, i cili është drejtori juridik i Bashkisë së Tiranës.
Dokushi është parë të futet në ambientet e bllokut të sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku Veliaj kaloi natën. Ai mbante në duar një libër me titull në kopertinë “The Black Swan” (Mjellma e zezë) dhe disa dokumente.
Dokushi ka qëndruar më pak se një orë në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe më pas është larguar.
Librin dhe materialet e tjera duket se Dokushi ia ka dorëzuar shefit të tij, i cili prej mesditës së djeshme ndodhet në qeli, pasi u arrestua nga agjentët e BKH me urdhër të SPAK.
Veliaj po ashtu ka pasur më herët një takim të shkurtër me avokatin e tij Henrik Ligori.
#DETAJE #orët #para #të #Veliajt #Peza #Zyrtari #bashkisë #dërgon #Mjellmën #zezë
Java News