GJKKO merr vendimin: Çifti Veliaj-Xoxa dhe pesë biznesmenët dalin në gjyq nesër në 8:30 –

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua ditën e djeshme (10 Shkurt) me urdhër të SPAK, do të dalë para togave të zeza të GJKKO-së të mërkurën, më 12 Shkurt, për rivlerësimin e masës së sigurisë.
Gjykata e Posaçme njofton se seanca ndaj kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenëve, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi e Shkelqim Fusha zhvillohet ditën e nesërme në orën 08:30.
Njoftimi i GJKKO-së:
Duke patur parasysh interesin që ka në media dhe në publik procedimi penal nr. 27, i vitit 2024, rregjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të personave nën hetim Erjon Veliaj, etj…, ju njoftojmë se seanca e marrjes në pyetje për personat nën hetim Erjon Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkelqim Fusha për të verifikuar kushtet dhe kriteret e caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit është caktuar me datë 12.02.2025, ога 08:30.
#GJKKO #merr #vendimin #Çifti #VeliajXoxa #dhe #pesë #biznesmenët #dalin #në #gjyq #nesër #në
Java News