Aktualitet

Ajola Xoxa u kthye brenda ditës! Llalla i arratisur, merr pjesë në takimet e Berishës –

Përveç arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, SPAK kërkoi edhe masën e “arrestit shtëpiak” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Kjo e fundit, ndodhej jashtë shtetit, në Itali, kur u dha masa e sigurisë.

Dhe brenda ditës, vendosi të kthehej në Shqipëri për të respektuar masën e sigurisë të dhënë nga gjykata.

Ndërkohë, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, që ndodhet po në Itali, vendosi të fshihet nga drejtësia në këtë vend.

I shpallur në kërkim nga SPAK, ai u arratis.

Ai u shfaq vetëm për Sali Berishën, në takimin që ky i fundit organizoi me emigrantët në Itali.

#Ajola #Xoxa #kthye #brenda #ditës #Llalla #arratisur #merr #pjesë #në #takimet #Berishës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button