Paraqitjet e Legjionarëve/ Arbër Hoxha shënon & asiston për Dinamo Zagreb. Gjimshiti kontribuon në fitoren e Atalantës –

Futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë vendit vazhdojnë të bëjnë paraqitje pozitive me klubet e tyre, duke kontribuar me gola dhe asiste.
Arbër Hoxha ishte një nga lojtarët më të spikatur këtë fundjavë. Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në pjesën e dytë në ndeshjen mes Dinamo Zagreb dhe Šibenik, që përfundoi 3-0. Hoxha shënoi një gol dhe dha një asist, duke ndihmuar ekipin të siguronte fitoren. Në përfundim të ndeshjes, ai u vlerësua si më i miri me notën 8.2 nga sajti i specializuar për statistika Sofascore.
Berat Gjimshiti vazhdon me paraqitje të mira te Atalanta. Kapiteni i Kombëtares dha një asist në fitoren 0-5 në transfertë ndaj Veronës. Ai shërbeu saktë për Reteguin në minutën e 25-të, i cili realizoi golin e dytë të takimit.
Edhe futbollistët e tjerë të Kombëtares patën minuta në fushë, teksa si titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi dhe Rey Manaj.
#Paraqitjet #Legjionarëve #Arbër #Hoxha #shënon #asiston #për #Dinamo #Zagreb #Gjimshiti #kontribuon #në #fitoren #Atalantës
SportExpress