Sport
VIDEO/ Zlatan Ibrahimovic në stilin e zakonshëm, i jep një leksion lojtarit të ri sesi duhet të qëndrojë në konferencën për shtyp –

Zlatan Ibrahimovic në versionin e zakonshëm. Tashmë në rolin e drejtuesit te kuqezinjtë, Ibrahimovic ndodhej së bashku me përforcimin e ri të Milanit, Warren Bondo. Teksa ky i fundit ishte gati për të folur përpara mediave, Ibrahimovic vuri re një detaj.
Postura e qëndrimit të Bondos nuk ishte ajo e duhura, ishte më shumë i rehatuar sesa duhet dhe në sytë e suedezit, nuk ishte një veprim edhe aq shumë profesional. Prandaj mes batutës dhe të qeshurës, Ibrahimovic ndërhyri duke e drejtuar francezin që të qëndronte në mënyrën e duhur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#VIDEO #Zlatan #Ibrahimovic #në #stilin #zakonshëm #jep #një #leksion #lojtarit #të #sesi #duhet #të #qëndrojë #në #konferencën #për #shtyp
SportExpress