Sport

Milani godet me blerjen e re, Gimenezi vulos fitoren e kuqezinjve –

Milani ka marrë tre pikët përballë Empolit. Kuqezinjtë mposhtën ekipin nga Toskana me rezultatin 0-2. Drejtuesit e Milanit kanë goditur me blerjen e tyre të re në këtë merkato. Gimenezi po shkëlqen në këto ndeshje të para në Serinë A, duke u përshtatur menjëherë me skuadrën e tij të re.

Ish-lojtari i Fejnordit ishte ai që në minutën e 76 vulosi fitoren e “djallit”. Më parë, në minutën e 68, Leao gjithashtu e kishte dërguar topin në rrjetën e Empolit. Tashmë Milani gjendet në vendin e 7 në renditje, me 38 pikë të grumbulluara gjithsej./Sport Ekspres/

#Milani #godet #blerjen #Gimenezi #vulos #fitoren #kuqezinjve
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button