Sport
VIDEO/ Shikoni inteligjencën dhe mënyrën sesi depërton në zonë, Berat Gjimshiti jep asist te Atalanta –

Atalanta është duke fituar pastër kundër Veronës në shifrat 0-3. Ka ende shumë minuta loje dhe duket se ekipi i Gasperinit do të fitojë me shifra të thella dhe spektakël të vërtetë në këtë transfertë.
Në golin e dytë të shënuar nga Retegui në minutën e 25, protagonist ishte edhe Berat Gjimshiti. Sigurisht, goli i shënuar ishte një vlerë e madhe e sulmuesit Retegui, por edhe inteligjenca e treguar nga Gjimshiti ishte brilante. Mbrojtësi shqiptar sulmoi bukur zonën boshe të lënë nga lojtarët e Veronës, më pas mori topin dhe e pasoi për te Retegui, atje nga do të dilte edhe goli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#VIDEO #Shikoni #inteligjencën #dhe #mënyrën #sesi #depërton #në #zonë #Berat #Gjimshiti #jep #asist #Atalanta
SportExpress