Aktualitet

Vota e Diasporës/ Më të interesuarit emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi, ja sa janë regjistruar

Kjo e shtunë çoi në rreth 104 mijë, numrin e emigrantëve të regjistruar për të votuar me postë në zgjedhjet e 11 majit.

Shifrat e pasqyruara në kohë reale që prej fillimit të procesit nga KQZ tregojnë se shumica dërrmuese, gati 100 mijë e kërkesave për regjistrim ka ardhur nga emigrantët e Italisë dhe Greqisë ndërsa numër të lartë kërkesash ka edhe nga diaspora në Gjermani, Britani e Shtetet dhe Bashkuara të Amerikës.

Numri më i madh i tyre janë zgjedhës që i përkasin qarkut të Tiranës, Fierit, Durrësit e Korçës, aty ku vota e diasporës mund të ndikojë shpërndarjen e mandateve.

Diaspora ka kohë deri më 4 mars për t’u regjistruar dhe deri në këtë periudhë e gjithë energjia e politikës është përqendruar me takime jashtë vendit. Këtë javë pritet që Kuvendi t’i japë dritën jeshile edhe ndryshimeve në kod, që do të lejojë që posta të paguhet e gjitha nga shteti shqiptar.

#Vota #Diasporës #Më #të #interesuarit #emigrantët #shqiptarë #në #Itali #dhe #Greqi #janë #regjistruar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button