Aktualitet
Ngacmoi seksualisht të miturën dhe i kërcënoi me armë të afërmen, e pëson 75-vjeçari në Tiranë

Një 75-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale N.U. Po ashtu dyshohet se i moshuari ka kërcënuar me armë të afërmen e të miturës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin N. U., 75 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur si dhe ka kanosur me armë sportive një të afërmen e saj.“, thuhet në njoftimin e policisë.
#Ngacmoi #seksualisht #të #miturën #dhe #kërcënoi #armë #të #afërmen #pëson #75vjeçari #në #Tiranë
Java News