Aktualitet

“Nuk më ra rruga nga shtëpia e Mbretit”, Rama replikon me komentuesin: Reforma në drejtësi, çelësi i suksesit!

Dakord më dakord për të gjetur bishta jemi të vetmit ne. Interesantja këtu është se për herë të parë, Mbreti i Spanjës pret kryeministrin e Shqipërisë, jo se e kishte për detyrë apo o se me ra rruga nga shtëpia e tij.

Por sepse u zgjodhëm mes vendeve prestigjoze të organizojmë Kongresin Botëror të Ligjit. Kryetar nderi është Mbreti i Spanjës. Vlerësuan çfarë kemi bërë me Reformën në Drejtësi. Çlirimin e gjyqësorit nga politika pas 100 e kusur vitesh.

Kush pret që drejtësia të funksionojë si sahat, dhe mos bëjë gabime, arsyeton nxitimthi. Një shtëpi pa leje ndërton robi, u duhet 2-3 vite. Është shtet. Drejtësi e re, ku për 100 vite e ca ska patur drejtësi. Do kohën e vet. Rëndësi ka progresi.

Anëtarësimi në BE ka rëndësi, sepse do i vendoset vula pakthyeshmërisë së këtij procesi.

Ajo që ka ndodhur me pavarësinë e drejtësisë në 10 vite, nga komisioni tek miratimi në 2016, spastrimi i sistemit tek më të korruptuarit, vetting, goditjet majtas edjathtas, në vite te fundit, nuk ndodhi në 100 e kusur vite. Asnjë person i lidhur me pushtetin nuk u hetua, u gjykua, nga një drejtësi e pavarur. Ky është fakti. Kush e udhëhoqi, kush e garanton, shumica sot dhe e nesërme, unë dhe PS. E votoni apo jo, e doni apo jo, PS, jepini hakun. Të tjerët duan ti hedhin lakun, ai i oxhakut të PD, dhe mangallët e rinj, që janë të njëjtët në një barrikadë përfshirë edhe kundër Reformës në Drejtësi, pavarësisht çfarë thonë.

#Nuk #më #rruga #nga #shtëpia #Mbretit #Rama #replikon #komentuesin #Reforma #në #drejtësi #çelësi #suksesit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button