Sport
Në Bernabeu do të luajmë si gjithmonë… me autobusin –

Atletikoja dhe Reali do të përballen mbrëmjen e nesërme në derbin e Madridit. Një sfidë që vlen dyfish për shkak të renditjes së skuadrave në La Liga. Diego Simeone është paraqitur mjaft i qetë në konferencë për shtyp.
Trajneri i Atletikos ka shkaktuar të qeshura në sallë me përgjigjen e tij për gazetarët. I pyetur se si do të luajë në Bernabeu, Simeone është përgjigjur: “Në Bernabeu do të luajmë në të njëjtën mënyrë që kemi luajtur gjithmonë… me autobusin”. Së bashku me të pranishmit, trajneri argjentinas nuk i ka kursyer të qeshurat pas kësaj fjalie./Sport Ekspres/
#Në #Bernabeu #të #luajmë #gjithmonë #autobusin
SportExpress