Tech

Audiopërgjimet e VV/ Kreu i Grupit Parlamentar flet me serbët non-grata të veriut

Tjetër skandal përfshinë  qeverinë e udhehequr nga Albin Kurti. Gazetari Berat Buzhala, njëkohësisht drejuesi i medias “NACIONALE”, ka publikuar një dokument audio ku degjohët  një bisedë teëlefonike mes shefes së  grupit parlamentar të VV-së  Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiç.

Në atë përgjim, flitet për disa takime dhe koordinimet që deputetja e partisë në pushtet i ka bërë në emër të Qeverisë së Kosovës me Listën Serbe dhe kriminelin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Milan Radoiçiç, për disa nga çështjet politike në Kosovë.

Biseda:

-Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”

Mimoza: “Dy tre minuta”

Slavko: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energji në veri, a e mban mend”

Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe cfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”

Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiq apo?”

Slavko: “Milani bre është kryesore, po cfarë Rakiqi, i cili është vec kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspa tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”

Mimoza: “Pse po më thua mua?”

Slavko: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë… edhe ti e ki pamjen e gjanë asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën…”-

Këto incizme janë regjistruar në qershor të vitit të kaluar.

/f.stafa

#Audiopërgjimet #Kreu #Grupit #Parlamentar #flet #serbët #nongrata #të #veriut

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button