Tech

DOKUMENTI/ Presidenti Begaj dekreton emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, pas shkarkimit nga Edi Rama të Bledi Çuçit si pasojë e dhunës së Rrajave për guroren. Tashmë i mbetet parlamentit që brenda 10 ditësh të shqyrtojë dekretin. Gjithçka pritet të mbyllet brenda këtij muaji, pasi për këtë legjislacion kanë mbetur dy seancat e fundit parlamentare, ajo e datës 13 dhe 20 korrikut.

Për postin e kreut të grupit parlamentar socialist që Taulant Balla lë bosh, në radhët e të majtës po diskutohen disa emra, më potencialët, Toni Gogu dhe Ermonela Felaj, të cilët pritet të marrin edhe pozicionet e tjera politike të Ballës, kryetar i delegacionit të parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian, si dhe zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Vendimi i kreut të qeverisë për shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Ballës erdhi pas si pasojë e ngjarjes që tronditi opinionin publik, dhunën e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja për guroren në Krujë.

Episodi i sulmit barbar ndaj 2 qytetarëve solli dorëheqjen e deputetit Rrahman Rraja kur në mesin e agresorëve u identifikua djali i tij problematik Rexhep Rraja, por edhe dy vëllezërit Flamur e Xhelal Rraja, të gjithë në kërkim si organizatorë të episodit të tmerrshëm që e filmuan vet për të frikësuar banorët e tjerë që ankoheshin për dëmet në shtëpi nga gurorja, por që pa menduar u rrodhi në media.

Të gjithë panë si ky grup me familjarë të deputetit të dorëhequr tashmë ushtronin terror ndaj qytetarëve duke menduar se janë të paprekshëm. Dorëheqjen e publikuar në rrjetet sociale, Rrahman Rraja e dorëzoi zyrtarisht në Kuvend, dhe tashmë pritet që vendin e tij ta marrë Arkend Balla, icili renditet i pari me më shumë vota në listën e PS për Krujën.

/f.stafa

#DOKUMENTI #Presidenti #Begaj #dekreton #emërimin #Taulant #Ballës #ministër #Brendshëm

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button