Aktualitet

VIDEO/ Çantat të mbushura plot me shufra ari dhe euro, mediat greke publikojnë pamjet e grabitjes spektakolare nga shqiptarët

Mediat greke kanë publikuar pamjet e vjedhjes spektakolare të kryer në shtatorin e vitit që kaloi në një vilë, nga një grup shqiptarësh.

Banda arriti të marrë valutë dhe ar në vlerën e të paktën mbi 1,5 mln eurove.

Janë pamjet e kamerave të sigurisë, kur anëtarët e bandës hynë në një shtëpi në Nea Erythraia dhe u larguan “të ngarkuar” me çantat e mbushura me mijëra euro, shufra ari dhe paund britanikë.

Pamjet tregojnë hyrjen dhe daljen e autorëve.

Ajo që bie në sy është çanta që mban njëri prej tyre. Ndërsa në fillim e mban lirshëm në shpinë, e më pas e mban fort në dorë, me lëkundjen e saj që dëshmon edhe peshën e rëndë nga shufrat e arit.

Vjedhja ka ndodhur në fillim të shtatorit të kaluar, ndërsa në hetimin e çështjes ka luajtur një aksident trafiku me fatalitet i ndodhur në Theologos të Fthiotidës, me viktimë një të ri nga Shqipëria, edhe ky i dyshuar si i përfshirë në grabitje. Aksidenti mendohet se ka ndodhur në tentativë arratisjeje. Dhe kjo pasi autoritetet i gjetën në makinë një çantë shpine me mijëra euro, ndërsa nga telefoni i 35-vjeçarit me origjinë shqiptare, konstatuan se ai ndodhej në zonë ditën e grabitjes.

 

#VIDEO #Çantat #të #mbushura #plot #shufra #ari #dhe #euro #mediat #greke #publikojnë #pamjet #grabitjes #spektakolare #nga #shqiptarët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button